Tryeza e Këshillit Politik pasditen e së hënës nuk prodhoi dakordësi mes palëve, por opozita nuk heq dorë nga kërkesa e saj për t?i marrë ekspertizë OSBE-ODIHR-it, për dy çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese; atë për heqjen e koalicioneve paraelektorale dhe hapjen e listave të kandidatëve në zgjedhje. Për këtë arsye dy të mandatuarit e saj në Këshill kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes të mërkurën në orën 10:00.

Kjo kërkesë e opozitës erdhi vetëm 30 minuta pas takimit që kreu i demokratëve, Lulzim Basha zhvilloi në selinë blu me zv/Ambasadoren Amerikane, Lejla Moses Ones, atë të Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe Ambasadorin Britanik Dunkan Norman.

Mësohet se takimi me diplomatët e huaj që kanë ndërmjetësuar edhe arritjen e marrëveshjes së 5 Qershorit është kërkuar nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Shkak është bërë qëndrimi i maxhorancës në mbledhjen e Këshillit Politik të hënën, e cila u shpreh se do të vijojë e vetme me ndryshimet në kodin elektoral, nëse opozita nuk sjell propozimet e saj, duke caktuar si afat për amendimet në ligj datën 30 Shtator.

Por në kundërpërgjigje të opozitës përfaqësuesi i maxhorancës në Këshill shprehet se nuk do ketë asnjë produkt të punës së përbashkët që nuk do t?i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it. Por, përpara se kjo të ndodhë, ai thotë se palët duhet të sjellin propozimet konkrete që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Gjiknuri i kujton maxhorancës se mbledhja e radhës do të mbahet të premten në orën 10:30 dhe i fton dy kolegët e tij në këshill që të heqin dorë nga taktikat bllokuese të procesit.

Por ndryshe nga Gjiknuri, Presidenti Ilir Meta në një reagim e cilëson legjitime kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR. Kreu i shtetit thotë se ajo nuk duhet refuzuar, pasi sipas tij, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave.

Sipas Presidentit Meta është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë marrëveshjen konsensuale të 5 Qershorit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/